Receta

Supë me bullgur nga zonja Albana

27 Mars, 11:01| Përditesimi: 27 Mars, 11:02

  • Share

Supë me bullgur

Përbërësit:

  • 1 filxhan çaji bullgur
  • 1 qepë e vogël
  • 1 karotë
  • 2 lgj vaj ulliri ose gjalpë
  • 1 lgj salcë domatesh ose 1 domate e pjekur
  • 1 lugë çaji piper të kuq
  • 1.2 litra lëng mishi ose perimesh
  • Kripë dhe piper sipas shijes
  • Majdanoz ose kopër të freskët
  • Lëngu i 1 limoni për servirje

Përgatitja:

Në një tenxhere ngrohim vajin dhe kaurdisim qepën derisa të zbutet. Shtojmë karotën dhe vijojmë me kaurdisjen për 2-3 minuta. Shtojmë salcën e domates ose domaten e grirë dhe e përziejmë mirë. E lëmë të ziejë për 2 minuta që të lidhen shijet. Më pas shtojmë bullgurin duke e trazuar, hedhim lëngun e mishit ose të perimeve. E lëmë supën të ziejë në zjarr të mesëm për rreth 15 minuta, derisa bullguri të zbutet dhe supa të trashet pak. Rregullojmë shijen me kripë dhe erëza dhe e shërbejmë supën të ngrohtë, spërkatur me majdanoz ose kopër të freskët sipër dhe pak lëng limoni për freski.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?