Supë me fidhe dhe vezë të vluara
Përbërësit:
- 2 lgj fidhe
- 1 lgj gjalpë
- 1.5 litër ujë
- 2 koncentrat pule
- Disa pika uthull
- 4 vezë të freskëta
- Kripë, piper
Përgatitja:
Kaurdisim fidhet me gjalpë, shtojmë ujin e vluar, më pas shtojmë koncentratin dhe e lemë supën të vlojë për 5 minuta. Rregullojmë shijen duke shtuar disa pika uthull dhe vezët të cilat i shtojmë me lugë një nga një.
Komento