Supë me karrota dhe patate
Përbërësit:
- 1 qepë
- 2 patate
- 3 karrota
- 3 lgj kos
- 1 lgj miell
- 1 limon
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Presim qepët hollë. I kaurdisim me yndyrë, shtojmë pak kripë dhe më pas perimet e tjera i shtojmë pasi i kemi prerë në kubikë.
Shtojmë ujë dhe masën e kripës dhe i lemë të zjejnë.
Në një tas përzjejmë miellin me kosin, e shtojmë tek supa dhe në fund rregullojmë shijen me kripë, piper dhe lëngun e limonit.
Komento