Receta

Supë me kos dhe miell orizi, shumë shije nga zonja Albana

25 Shtator, 11:28| Përditesimi: 25 Shtator, 11:29

  • Share

Supë me kos dhe miell orizi

Përbërësit:

  • 3 lugë gjelle miell orizi
  • 2 lugë gjelle gjalpë ose vaj ulliri
  • 1 qepë mesatare
  • 1 karrotë mesatare
  • 1 litër lëng pule ose ujë
  • 250 gr kos i trashë
  • 1 e verdhë veze
  • Kripë, piper sipas shijes
  • Pak majdanoz ose kopër për sipër

Përgatitja:

Ziejmë mishin bashkë me qepën dhe karrotën. Largojmë qepën dhe karrotën e kalojmë ne blender, e bëjmë pure duke shtuar lëngun gjatë përzjerjes. Në një tenxhere shkrijmë gjalpin ose ngrohim vajin, shtojmë miellin e orizit dhe e përziejmë për rreth 2 minuta derisa të marrë aromë të lehtë, por pa u nxirë. Hedhim gradualisht lëngun e pulës që e kemi kthyer në pure të hollë me karrotën. E përziejmë pa pushim që të mos krijohen kokrriza dhe e lëmë të ziejë ngadalë rreth 15 minuta. Në një tas rrahim kosin me të verdhën e vezës dhe pak nga lëngu i nxehtë i supës, duke e hedhur me lugë që të mos mpikset. Shtojmë përzierjen e kosit ngadalë në tenxhere, duke e përzier pa ndërprerje. E lëmë pak minuta të marrë valë, rregullojmë shijen me kripë e piper dhe e shërbejmë supën të nxehtë, me majdanoz ose kopër të freskët sipër.

Këshilla nga Albana:  Nëse do shije edhe më të plotë, mund t’i shtosh një gjethe dafine gjatë zierjes dhe ta heqësh para se të shtosh kosin.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?