Receta

Supë me kos dhe nenexhik nga zonja Albana

3 Shtator, 11:41| Përditesimi: 3 Shtator, 11:49

  • Share

Supë me kos

Përbërësit:

  • 500 gr kos i trashë
  • 2 lugë gjelle oriz
  • 1 vezë
  • 1 lugë gjelle miell
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë çaji nenexhik i thatë
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Në një tenxhere ziejmë orizin me rreth 1 litër ujë derisa të zbutet. Ndërkohë në një tas përziejmë kosin me vezën dhe miellin, derisa të bëhet masë homogjene. Marrim disa lugë nga uji i nxehtë i orizit dhe i shtojmë pak nga pak tek masa e kosit, duke e trazuar vazhdimisht që të mos pritet. Masën e kosit e shtojmë tek orizi i zier, duke e përzier ngadalë. E lemë të vlojë edhe 2-3 minuta në zjarr shumë të ulët. Në një tigan të vogël shkrijmë gjalpin me pak vaj ulliri, shtojmë nenexhikun e thatë (ose të freskët) dhe e hedhim sipër supës.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?