Receta

Supë me krahë pule dhe makarona nga zonja Vjollca

27 Maj 2021, 10:48| Përditesimi: 27 Maj 2021, 10:51

  • Share

Supë me krahë pule dhe makarona

Përbërës:

500 gr krahë pule

1 thelpi hudhër

1 qepë

1 karrotë

1 filxhan çaj makarona të holla

1 tufë majdanoz

kripë dhe piper të zi

vaj dhe gjalp

2 lugë gjelle lëng limoni

Përgatitja:

Vendosim në zjarr tenxheren me 1.5 litër ujë e lëmë të valojë dhe shtojmë në të copat e pulës, kripë dhe e lëmë të ziejë për 30-40 minuta. Ndërkohë në një tigan të thellë vendosim 1 lugë gjelle gjalp dhe 3 lugë gjelle vaj ulliri, hudhrën e kaurdisim për 2 minuta dhe shtojmë në të qepën të grirë shumë imët. Kaurdisim qepën sat ë bëhet transparente shtojmë karrotën të grirë në rende nga ana më e trashë dhe e shtojmë në tenxhere e përziejmë sëbashku me qepën. Shtojmë lëngun e pulës, makaronat. Pastrojmë krahët nga lëkura dhe kockat dhe shtojmë mishin në tenxhere dhe e lëmë supër të ziejë për 10 minuta sat ë ziejë makaronat 2 minuta e fundit shtojmë majdanozin e grirë hollë, 2 lugë gjelle limon dhe e shërbejmë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?