Supë me krahë pule nga zonja Albana

18 Prill 2023, 12:26| Përditesimi: 18 Prill 2023, 12:32

  • Share

Supë me krahë pule

Përbërësit:

  • 200 gr krahë pule
  • 1 karrotë
  • 1 lç koncentrat
  • 2 lgj salcë domate
  • 1 vezë të freskët
  • 1 lugë ajkë qumështi
  • 1 tufë majdanoz
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Krahët e pastruar të pulës i vendosim të ziejnë në 1 litër ujë, shtojmë karrotën e grirë në rende, kripën dhe koncentratin. Pasi mishi ka zjerë e pastrojmë nga kockat dhe e shtojmë sërish në tenxhere së bashku me salcën e domates.

Vezën e rrahim me pak ajkë qumështi, e shtojmë tek supa dhe në fund shtojmë majdanoz të grirë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?