Receta

Supë me kunguj të njomë nga zonja Albana

4 Qershor, 11:03| Përditesimi: 4 Qershor, 11:04

  • Share

Supë me kunguj të njomë

Përbërësit:

  • 2 kunguj mesatarë
  • 1 patate
  • 1 qepë e vogël
  • 1 thelpi hudhër
  • 2 lgj vaj ulliri ose gjalpë
  • 750 ml ujë ose lëng perimesh
  • 1 lgj majdanoz ose koper
  • 1 lgj pana gatimi ose kos
  • Kripë dhe piper

Përgatitja:

Pastrojmë kungujt dhe i presim në rondele. Qepën, hudhrën dhe pataten i qërojmë dhe i presim trashë. Në një tenxhere ngrohim vajin ose gjalpin dhe kaurdisim qepën me hudhrën për 2-3 minuta. Shtojmë kungujt dhe patatet, i përziejmë pak që të marrin aromë. Shtojmë lëngun e perimeve (ose ujë), kripë dhe piper. E lëmë supën të ziejë për 20 minuta, derisa perimet të zbuten mirë. Pasi të ftohen pak, kalojmë supën në blender derisa të bëhet kremoze. E kalojmë përsëri në zjarr për 2-3 minuta dhe shtojmë pak pana ose kos nëse dëshirojmë. E shërbejmë të ngrohtë me majdanoz ose koper sipër, pak vaj ulliri ose pak lëng limoni. 

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?