Supe me lulelakër
Përbërësit:
- 1 kokë lulelakër
- 1 qepë
- 1 patate
- 3 thelpinj hudhër
- 200 ml pana
- Vaj ulliri
- Kripë, piper i zi
- Trumzë
- Bukë e thekur
Përgatitja:
Perimet pasi i kemi larë i kriposim duke i marinuar. I vendosim në një tavë me letër furre. Disa feta buke të prera hollë i vendosim në krahë të perimeve që të marrin një ngjyrë. I vendosim në furrë për pak minuta në 200 gradë. Më pas i largojmë perimet (lemë pak mënjëanë për servirje) dhe i vendosim në një tenxhere me pak ujë dhe pana sa të marrin nje valë. I kalojmë në blender, e kthejmë supën në krem dhe e servirim me pak perime të pjekura sipër shoqëruar me bukën e thekur.