Supë me lulelakër
Përbërësit:
- 1 lulelakër mesatare
- 1 qepë e bardhë
- 1 patate e madhe
- 1 lugë gjelle gjalpë ose vaj ulliri
- 800 ml lëng perimesh ose ujë
- 200 ml qumësht ose pana
- Kripë dhe piper sipas shijes
- Arrë moskat (opsionale)
- Djathë i grirë për sipër
Përgatitja:
Në një tenxhere kaurdisim qepën në gjalpë derisa të zbutet dhe të bëhet transparente. Shtojmë pataten dhe lulelakrën, i përziejmë për disa minuta. Shtojmë lëngun e perimeve (ose ujin), kripën dhe piperin, dhe e lëmë supën të ziejë për 20-25 minuta, derisa perimet të jenë zbutur mirë. Me blender dore (ose në blender të zakonshëm) e kthejmë supën kremoze. Shtojmë qumështin ose panën dhe arrën moskat, e përziejmë dhe e lëmë të marrë edhe një valë të lehtë për 2-3 minuta. E shërbejmë supën të ngrohtë me pak djathë të grirë sipër ose me bukë të thekur.
Komente
