Receta

Supë me miell misri dhe lakër të zezë nga zonja Albana

28 Janar, 11:37| Përditesimi: 28 Janar, 11:39

  • Share

Supë me miell misri dhe lakër të zezë

Përbërësit:

  • 1 lakër e zezë
  • 1 qepë
  • 1 karrotë
  • 2 lgj miell misri
  • 1 lgj vaj për person
  • 1 gotë qumësht
  • Kripë sipas shijes
  • Piper i zi
  • Piper i kuq

Përgatitja:

Lajmë perimet dhe presim lakrën në copa mesatare. Qepën e grirë hollë e kaurdisim me vaj ulliri, shtojmë miellin e misrit duke e shuar me ujë. Më pas shtojmë karrotën e prerë në disqe dhe e lëmë të zbutet pak. Në fund shtojmë lakrën dhe erëzat. E lëmë supën të marrë valë duke rregulluar shijen dhe konsistencën me pak qumësht.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?