Supë me miell misri, kos dhe karrota
Përbërësit:
- 3 lgj miell misri
- 2 lgj gjalpë
- 2 gota lëng mishi / ujë
- 1 gotë qumësht
- 4 lgj kos
- 1-2 karrota
- Kripë, piper
Përgatitja:
Miellin e misrit e kaurdisim me pak gjalpë, derisa të marrë pak fare ngjyrë. Shtojmë lëngun e mishit dhe e përziejmë që të mos na kokrrizohet. Në një tas rrahim vezët së bashku me kosin dhe qumështin. Shtojmë tek supa karrotat dhe më pas masën e vezëve me qumësht. E lëmë supën të gatuhet duke rregulluar shijen me kripë dhe piper të freskët.
Komento
Komente
