Supë me mish të grirë dhe kos
Përbërësit:
- 300 gr mish i grirë
- 2 lugë gjelle vaj ulliri ose gjalpë
- 1 qepë mesatare
- 1 karotë
- 1 lugë gjelle miell
- 1 e verdhë veze
- 300 ml kos i trashë
- 1.2 litra ujë ose lëng mishi
- Kripë dhe piper i zi
- Pak majdanoz i freskët
Përgatitja:
Në një tenxhere ngrohim vajin ose gjalpin dhe kaurdisim qepën e grirë derisa të bëhet transparente, më pas shtojmë karotën dhe mishin e grirë. E skuqim mishin derisa të marrë ngjyrë. Shtojmë miellin mbi përbërjen dhe e përziejmë për 1 minutë duke shtuar më pas ujin ose lëngun e nxehtë dalëngadalë. E përziejmë mirë dhe e lëmë të ziejë në zjarr të ulët për 20 minuta. Ndërkohë në një tas, përziejmë të verdhën e vezës me kosin. Marrim pak nga lëngu i nxehtë i supës, e përziejmë dhe e shtojmë tek supa. E lëmë supën dhe 2-3 minuta në zjarr, rregullojmë shijen me kripë e piper dhe e shërbejmë të ngrohtë, me majdanoz të freskët sipër.
Këshilla nga Albana: Mund të shtosh edhe pak oriz ose thekër për një supë më të dendur. Kosin mund ta zëvendësosh me dhallë për një version më të lehtë. E shijshme me bukë të thekur ose pak limon sipër në shërbim.
Komente
