Supë me oriz, tradita e Shkodrës
Përbërësit:
- 2 qepë mesatare
- 1 fç mish i grirë
- ½ lgj salcë domate
- 2 filxhanë kafeje oriz
- Kripë, piper i zi
- Pak gjalpë
- Lëng limoni
Përgatitja:
Kaurdisim qepën e grirë hollë, hedhim mishin e grirë, salcën, kripën dhe piperin. Vijojmë me kaurdisjen duke shtuar më pas ujë dhe e lëmë të ziejë derisa të zbutet e gjithë masa. Më pas hedhim orizin e larë dhe e lëmë supën të ziejë në formën e një çorbe të trashë. Kur e shërbejmë në pjatë hedhim pak gjalpë të shkrirë dhe piper të zi të bluar në çast, sipas dëshirës mund t'i hedhim dhe pak lëng limoni.
Komento