Supë me oriz, vezë dhe limon
Përbërësit:
- 1 filxhan çaji oriz
- 1.2 litra lëng pule
- 2 vezë
- 1-2 limona
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
- Kripë e piper sipas shijes
- Pak majdanoz i grirë
Përgatitja:
Në një tenxhere hedhim lëngun e pulës dhe e lëmë të vlojë. Shtojmë orizin, e lëmë të ziejë në zjarr mesatar derisa të zbutet (rreth 15 minuta). Shtojmë pak kripë e piper. Nderkohë përgatitim salcën me vezë dhe limon. Në një tas rrahim mirë vezët me një pirun ose rrahëse dore. Shtojmë lëngun e limonit dalëngadalë, duke e përzier vazhdimisht. Marrim pak nga lëngu i nxehtë i supës (2-3 lugë) dhe e shtojmë pak e nga pak në përzierjen me vezë e limon, duke e përzier shpejt që të mos priten vezët. Heqim supën nga zjarri dhe shtojmë përzierjen me vezë e limon, duke e trazuar me kujdes. Supën e shërbejmë të ngrohtë, me pak vaj ulliri sipër dhe majdanoz, nëse dëshirojmë mund t'a shoqërojmë me pak bukë të thekur.
Komente
