Receta

Supë me panxhar nga zonja Albana

31 Janar, 11:43| Përditesimi: 31 Janar, 11:44

  • Share

Supë me panxhar

Përbërësit:

  • 2 panxharë mesatar
  • 1 patate e vogël
  • 1 karrotë
  • 1 qepë e vogël
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1.5 litër lëng perimesh ose ujë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • ½ lugë çaji uthull molle / lëng limoni
  • 1 lugë çaji kopër ose majdanoz
  • 2 lugë gjelle kos / krem pana
  • Kripë dhe piper sipas shijes

Përgatitja:

Në një tenxhere ngrohim vajin dhe skuqim qepën derisa të zbutet. Shtojmë hudhrën dhe e përziejmë për disa sekonda. Shtojmë karrotën, pataten dhe panxharin. I përziejmë për disa minuta dhe më pas hedhim lëngun e perimeve ose ujin. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper. E lëmë supën të ziejë për rreth 25-30 minuta, derisa perimet të jenë zbutur. Pasi perimet të jenë zier, përdorim një blender dore për ta bërë supën kremoze (nëse dëshirojmë një teksturë më të trashë, mund ta lëmë pa e kaluar në blender). Në fund shtojmë uthullën e mollës ose lëngun e limonit dhe e shërbejmë të ngrohtë, me pak kos ose krem pana sipër dhe spërkatje majdanozi.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?