Receta

Supë me pashaqofte nga zonja Albana

3 Shkurt, 11:00| Përditesimi: 3 Shkurt, 11:04

  • Share

Supë me pashaqofte

Përbërësit:

  • 300 gr mish i grirë
  • 2 lugë gjelle oriz
  • 1 e bardhë veze
  • 1 lugë çaji majdanoz i grirë
  • 1 lugë çaji miell
  • Kripë, piper

Për supën:

  • 1 litër lëng mishi ose ujë
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri / gjalpë
  • 1 e verdhë veze
  • Lëngu i 1 limoni
  • Kripë dhe piper sipas shijes

Përgatitja:

Përgatisim brumin e qofteve duke përzier mishin e grirë me orizin, të bardhën e vezës, majdanozin, kripën dhe piperin. Formojmë qofte të vogla sa një arrë dhe i lyejmë lehtë me miell për të mos u shpërbërë gjatë zierjes. Në një tenxhere ziejmë lëngun e mishit ose ujin me pak kripë dhe vaj ulliri. Sapo të vlojë, shtojmë pashaqoftet dhe i lëmë të ziejnë për 15 minuta. Rrahim të verdhën e vezës me lëngun e limonit, shtojmë dhe pak nga lëngu që ka vluar dhe presim supën me vezë e limon. Rregullojmë shijen me kripë dhe erëza sipas dëshirës dhe e servirim supën me pashaqofte të ngrohtë.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?