Supë me pashaqofte nga zonja Vjollca

12 Mars 2021, 12:09| Përditesimi: 12 Mars 2021, 12:11

  • Share

Supë me pashaqofte

Përbërësit:

Brumi qofteve

300 gr mish I grirë

1 filxhan kafe oriz ( I zjerë)

1 qepë ( mesatare)

6 gjethe nenexhik

1 e bardhë veze

kripë dhe piper të zi

Supa

800 ml ujë ose lëng mishi

1 patate ( në kubikë të vegjël)

1 karrotë

1 lugë gjelle gjalp

1 gotë kos

1 lugë çaji niseshte

2 të verdha veze

1 limon

majdanoz

Përgatitja:

Fillimsht vendosim orizin në ujë të valuar dhe e ziejmë atë për 10 minuta 70%. më pas e kullojmë . Ndërkohë në një tas vendosim mishine grirë, qepën të grirë shumë imët, oriizin, nenexhikun të grirë imët dhe 1 të bardhë veze, kripë, piper të zi. Përziejmë mirë të gjithë përbërësit në tas e më pas formojmë qoftet të vogla sa një kokërr arrë të madhe. Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë ose lëng mishi e lëmë të marrë valë shtojmë në të pak kripë,pataten në kubikë, shtojmë 1 lugë gjelle gjalp dhe më pas shtojëm qoftet të cilat I lëmë të ziejnë për 10 minuta.

Ndërkohë në një tas vendosim 2 të verdha veze dhe 3 lugë gjelle lëng limoni I përziejmë mirë në një tas tjetër, hollojmë 1 lugë caji niseshte me pak fare ujë , shtojmë kosin dhe pasi të ulë temperaturën shtojmë kosin në tenxhere duke e përzjerë ngadalë në fund e presim supën me vezë dhe limon. E servirim duke I hedhur dhe majdanoz.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?