Receta

Supë me patate dhe lakër të kuqe nga zonja Albana

6 Maj, 11:47| Përditesimi: 6 Maj, 11:48

  • Share

Supë me patate dhe lakër të kuqe

Përbërësit:

  • 400 gr lakër e kuqe
  • 2 patate mesatare
  • 1 qepë e bardhë ose e kuqe
  • 2-3 lugë vaj ulliri / gjalpë
  • 1 litër lëng perimesh / ujë
  • 200 ml pana për gatim
  • Kripë dhe piper sipas shijes
  • Pak uthull molle ose limon për freski

Përgatitja:

Në një tenxhere skuqim qepën me vaj ose gjalpë derisa të zbutet dhe të marrë pak ngjyrë të artë. Shtojmë patatet dhe lakrën. I përziejmë për disa minuta derisa të fillojnë të zbuten pak. Shtojmë lëngun e perimeve ose ujin dhe i lëmë perimet të ziejë në zjarr mesatar për 25-30 minuta. Fikim zjarrin dhe shtojmë panën. Për një teksturë më të trashë dhe të lëmuar, mund ta kalojmë supën në blender. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper dhe nëse dëshirojmë pak uthull ose limon për t’i dhënë një shije pak të athët.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata drejt fundit, a ju kanë bindur partitë që të votoni më 11 maj?