Supë me perime dhe oriz nga zonja Albana

17 Shtator, 11:37| Përditesimi: 17 Shtator, 11:40

  • Share

Supë me perime

Përbërësit:

  • 2 karota
  • 2 kunguj
  • 2 speca
  • 2 patate
  • 1 qepë
  • 1/2 lgj oriz
  • 1 lgj gjalpë
  • 1 lgj vaj ulliri
  • Lëng mishi ose ujë
  • Majdanoz
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht presim perimet në kubikë. Në një tenxhere me pak gjalpë dhe vaj ulliri kaurdisim qepën e grirë imët, më pas shtojmë patatet dhe karrotat dhe vijojmë me kaurdisjen. Shtojmë lëng mishi ose ujë, pak oriz, dhe i lëmë perimet të ziejnë. Në 7-8 minutëshin e fundit shtojmë specat dhe kungujt e njomë. Rregullojmë shijen me erëza e bimë aromatike dhe e servirim supën të ngrohtë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?