Supë me perime miks
Përbërësit:
- 300 gr perime nga Verso Natura
- 1 qepë
- 1 patate
- 1 litër buljon mishi
- 2 lgj vaj ulliri
- 1 tufë majdanoz
- Kripë, turmerik
- Piper i freskët kokërr
- Fara speci djegës
Përgatitja:
Kaurdisim qepën e prerë imët në vaj ulliri duke i shtuar pak kripë. Patatet e prera në kubikë i shtojmë në kaurdisje. Më pas shtojmë perimet e tjera dhe buljonin. E lemë supën të ziejë në temperaturë mesatare. Rregullojmë shijen me erëza dhe bimë aromatike duke i kaluar në havanë e drurit dhe e servirim të ngrohtë.
Komento