Receta

Supë me perime nga zonja Albana

6 Shkurt, 12:00| Përditesimi: 6 Shkurt, 12:01

  • Share

Supë me perime

Përbërësit:

  • 1 qepë mesatare
  • 2 karota
  • 1 patate
  • 1 kungull i njomë
  • 1 domate
  • 1 spec i kuq ose jeshil
  • 1 dorë spinaq
  • 1 filxhan bizele /lulelakër (opsionale)
  • 1.5 litër ujë ose lëng perimesh
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë çaji rigon ose trumzë
  • 1 thelpi hudhër
  • Lëngu i një gjysmë limoni
  • Kripë dhe piper sipas shijes

Përgatitja:

Në një tenxhere ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën me hudhrën. Shtojmë karotat, patatet dhe specin. Vijojmë me kaurdisjen për disa minuta. Më pas shtojmë domaten dhe e lëmë të zbutet. Shtojmë kungullin, bizelet dhe çdo perime tjetër që kemi zgjedhur për supën. Hedhim ujin ose lëngun e perimeve, kripën, piperin dhe rigonin. E lëmë supën të ziejë për rreth 20-25 minuta, në fund shtojmë pak lëng limoni dhe e servirim të ngrohtë me pak bukë të thekur.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?