Supë me perime
Përbërësit:
- 1 qepë e vogël
- 1 karrotë
- 1 patate
- 1 kungull i njomë
- 1 domate
- 1 gotë spinaq ose lakër e grirë
- 2 lugë vaj ulliri
- 1 thelpi hudhër
- 1 litër lëng perimesh ose ujë
- ½ lugë çaji shafran Indie
- ½ lugë çaji rigon ose majdanoz të freskët
- Kripë dhe piper sipas shijes
Përgatitja:
Në një tenxhere ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën dhe hudhrën derisa të bëhen të tejdukshme. Shtojmë karrotën dhe pataten dhe i lëmë të skuqen pak për 2-3 minuta. Më pas shtojmë domaten e grirë në rende, kungullin në kubikë, spinaqin (ose lakrën) dhe i përziejmë mirë. Hedhim lëngun e perimeve ose ujin, shtojmë kripën, piperin dhe shafranin e Indisë. E lëmë supën të ziejë për 20-25 minuta derisa perimet të zbuten. Në fund shtojmë rigonin ose majdanozin për një aromë të freskët.
Komente
