Supë me petka nga zonja Albana

10 Maj 2023, 11:48| Përditesimi: 10 Maj 2023, 11:50

  • Share

Supë me petka

Përbërësit:

  • 250 gr petka
  • 1 qepë
  • 2 domate
  • 2 lgj gjalpë
  • 1 lgj vaj ulliri
  • 1 litër ujë
  • 500 ml qumësht
  • Kripë, piper
  • Djathë të bardhë

Përgatitja:

Fillimisht kaurdisim në yndyrë qepën e grirë imët, më pas shtojmë domatet e grira në rende. Vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta, shtojmë ujin dhe sapo të marrë valë hedhim petkat. Kur petkat fillojnë të përthithin masën e ujit shtojmë qumështin. Tresim pak gjalpë dhe e shtojmë tek supa, rregullojmë shijen me kripë piper dhe e servirim me pak djathë të bardhë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?