Supë me qepë të karamelizuar, djathë dhe bukë të thekur nga zonja Albana

11 Maj 2023, 11:27| Përditesimi: 11 Maj 2023, 11:30

  • Share

Supë me qepë të karamelizuar

Përbërësit:

  • 500 gr qepë
  • 100 ml uthull
  • 1 lgj miell
  • 2 lgj gjalpë
  • 1 lgj vaj ulliri
  • 1 litër buljon
  • 2 thelpinj hudhër
  • Djathë kaçkavall
  • Bukë të thekur
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Qepët i presim hollë në gjysmëhënë dhe i kaurdisim me pak gjalpë dhe vaj ulliri derisa të marrin ngjyrë kafe. Më pas shtojmë miellin duke e trazuar që mos të ngjitet. I shuajmë qepët me uthull molle dhe pasi uthulla të avullojë shtojmë rreth 1 litër buljon mishi ose perimesh. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi dhe e kthejmë supën në krem. E vendosim më pas në një tavë, e spërkasim me bukë të thekur dhe djathë kaçkavall dhe e vendosim në furrë për pak minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?