Receta

Supë me trahana dhe domate nga zonja Albana

11 Shtator, 11:40| Përditesimi: 11 Shtator, 11:41

  • Share

Supë me trahana dhe domate

Përbërësit:

  • 100 gr trahana
  • 2-3 lugë gjalpë ose vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle salcë domateje
  • 1 thelpi hudhër (opsionale për shije më të fortë)
  • 1 litër ujë ose lëng mishi
  • Kripë, piper
  • Djatë i bardhë i thërrmuar / kos për servirje

Përgatitja:

Në një tenxhere, shkrijmë gjalpin dhe skuqim lehtë hudhrën e grirë. Shtojmë salcën e domates dhe e përziejmë pak. Hedhim trahananë dhe e skuqim për 2 minuta që të marrë shije. Më pas shtojmë ujin ose lëngun e mishit, duke e trazuar vazhdimisht që të mos bëhen kokrriza. E lëmë supën të ziejë në zjarr të ngadaltë për 15–20 minuta, derisa trahanaja të zbutet dhe supa të bëhet kremoze. Në fund hedhim sipër djathë të bardhë të thërrmuar ose një lugë kos. Mund ta shoqërojmë dhe me pak bukë të thekur. Sipas dëshirës mund të shtojmë edhe vezë të rrahur në fund ose e aromatizojnë me pak nenexhik të thatë.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    SHBA pezulloi dialogun strategjik me Kosovën, si e vlerësoni?