Receta

Supë orizi me pastërma nga zonja Albana

2 Tetor, 12:37| Përditesimi: 2 Tetor, 12:41

  • Share

Supë orizi me pastërma

Përbërësit:

  • 4-5 thela pastërma
  • 4-5 lugë supe vaj
  • 1.5 filxhan kafeje oriz
  • 1 kokërr qepë
  • 1 lugë salcë domate
  • Piper i zi, piper i kuq
  • Majdanoz

Përgatitja:

Në një tenxhere hedhim vajin dhe qepën e grirë shumë imët, të cilën e skuqim në zjarr të ngadaltë derisa të zbutet. Herë pas here hedhim nga një lugë ujë që qepa të marrë ngjyrë transparente. Hedhim piperin e kuq e më pas salcën e domates dhe e skuqim pak. Shpëlajmë mishin pastërma dhe e hedhim në tenxhere duke i shtuar 1 litër ujë. Shtojmë aty piperin e zi dhe e lëmë të vlojë derisa të ziejë plotësisht mishi. Orizin, pasi e kemi shpëlarë me ujë të ftohtë e hedhim në tenxhere dhe e ziejmë me kapak gjysmë të hapur. Ende pa përfunduar zierja e orizit, shtojmë pak majdanoz të grirë imët. 

 

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?