Supë plot shije me makarona me petë dore të bëra vetë në çast nga zonja Albana

26 Qershor, 12:01| Përditesimi: 26 Qershor, 12:03

  • Share

Supë me petë dore (makarona shtëpie)

Përbërësit:

  • 1 e 1/2 gotë miell
  • 1 kokërr vezë
  • 1/4 gotë ujë
  • 1.5 litër lëng mishi
  • 1 qepë të vogël
  • 2-3 karota
  • 50 gr gjalpë
  • Kripë, piper
  • Majdanoz

Përgatitja:

Fillimisht përgatitim petët e dorës, vendosim miellin e situr në tavolinë, hapim në mes një gropë ku hedhim vezët dhe pak ujë të ftohtë (për 1 vezë ¼ gotë ujë). Më pas shtojmë kripë dhe zëmë një brumë të fortë, të cilin e punojmë mirë, sa të mos duket asnjë vrimë gjatë prerjes. E lëmë brumin të pushojë 15-20 minuta dhe më pas e hapim në peta me trashësi 2-3 mm të cilat i lyejmë me miell, i mbledhim në formë roleje ose i presim në shirita me gjerësi 5-6 cm. Shiritat i vendosim njëri mbi tjetrin 5-6 shtresa dhe i presim në fije të holla, i lëmë të thahen pak që t'i kemi gati për supën.

Për më shumë shije kjo supë përgatitet me lëng pule. Mishin e pulës pas zierjes e copëtojmë dhe e hedhim në supë. Karotat e pastruara dhe qepën e grirë hollë e kaurdisim me gjalpë ose me dhjamë pule dhe e hedhim në lëngun e vluar, ku shtojmë makaronat e përgatitura vetë me petë dore, hedhim piper, gjethe dafine dhe e lëmë të gatuhet 15-20 minuta. Para ndarjes në pjata, supës i hedhim majdanoz të grirë hollë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?