Supë pule e prerë me vezë dhe limon
Përbërësit:
- 4-5 krahë pule
- 1 litër ujë
- 1 karrotë
- 1 patate mesatare
- 1 filxhan kafeje oriz
- 1 lugë gjelle vaj ulliri /gjalpë
- 1 vezë
- Lëngu i një limoni
- Kripë dhe piper sipas shijes
Përgatitja:
Vendosim krahët e pulës në një tenxhere me ujë dhe i lëmë të ziejnë për rreth 20 minuta. Heqim shkumën që krijohet sipër për një lëng më të pastër. Shtojmë karrotën, pataten dhe vajin dhe i lëmë të ziejnë për 10 minuta. Më pas shtojmë orizin, e përziejmë herë pas here, duke e lënë të gatuhet derisa të zbutet. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper sipas dëshirës dhe në fund e presim supën me vezë dhe limon. Në një tas rrahim vezën, shtojmë lëngun e limonit dhe pak nga lëngu i supës. E shtojme tek supa, e lëmë në zjarr të ulët për 2-3 minuta dhe më pas e servirim të ngrohtë.