Supë me lëpjetë dhe kos
Përbërësit:
- 500 gr mish
- 300 gr lëpjetë
- 3 lugë vaj ulliri
- 1 lugë supe gjalpë
- 1 qepë e vogël
- 250 ml kos
- Kripë, piper i zi
- Majdanoz dhe mendër
Përgatitja:
Presim mishin në racione, e marinojmë pak me kripë dhe e skuqim me pak vaj ulliri. Qepën e presim në kubikë të vegjël dhe e hedhim te mishi, e trazojmë me lugë druri dhe e skuqim në zjarr të ngadaltë, në mënyrë që të bëhet transparente e të tretet. Pastaj i hedhim afro një lugë ujë që të mos e lëmë të marrë ngjyrë të kuqërremtë. Shtojmë piperin e zi, 500- 600 ml ujë dhe e lëmë në zjarr derisa mishi të ziejë plotësisht. Ndërkohë, pasi kemi larë mirë lëpjetat dhe i kemi kulluar, i presim në copa të mëdha dhe në valën e fundit të gatimit i hedhim te mishi për t'i zier rreth 7-8 minuta. Shtojmë kosin, të cilin e kemi rrahur pak me pirun, majdanozin e grirë, mendrën, gjalpin e tretur dhe e heqim nga zjarri. E provojmë për shijen e kripës dhe e servirim të ngrohtë.