Supë pule me oriz
Përbërësit:
- 500 gr mish pule
- 1.5 litër lëng mishi
- 2 lgj gjalpë
- 50 gr oriz
- 1 karrotë
- 1 lgj miell misri
- 2 vezë
- 1 limon
- Majdanoz
- Kripë, piper
Përgatitja:
Vendosim mishin e pulës në një tenxhere me ujë të ftohtë dhe kripë. Pasi të ziejë shtojmë orizin e shpëlarë mirë dhe karrotën të grirë në rende. Miellin e misrit e tresim me pak ujë dhe pasi ka zjerë orizi e shtojmë në tenxhere bashkë me të verdhat e vezëve dhe me lëngun e limonit. E spërkasim me majdanoz, piper të zi dhe pak gjalpë të tretur.
Komento