Supë pule me vezë dhe limon
Përbërësit:
4-5 copa mish pule
1.5 litër ujë
3 lgj oriz
1 kokërr vezë
2 lgj gjalpë
Lëngu I 1 limoni
Majdanoz
Kripë, piper
Përgatitja:
Pjesët e pulës i kaurdisim me gjalp, shtojmë ujë që të zihen. Në momentin e zierjes shtojmë orizin, pjesët e pulës i shkëpusim nga kocka dhe lëmë vetëm mishin, të verdhën e vezës e bashkojmë me lëngun e limonit, i rrahim mirë e mirë dhe i bashkojmë në tenxhere me supën duke hedhur gradualisht që veza mos të pritet e rregullojmë me kripë dhe piper. Në një tenxhere të vogël shtojmë gjalpë dhe majdanozin e grirë imët. Në momentin që gjalpi ka lëshuar aromën e shtojmë tek tenxherja.