Supë pule
Përbërësit:
- 1 fileto pule
- 2 patate mesatare
- 2 karrota
- 1 degë selino
- 3 thelpinj hudhra
- 1 qepë
- 2 lgj vaj ulliri
- 1 lgj gjalpë
- 1 limon
- 1 gjethe dafine
- 1 tufë majdanoz
- Arrë moskat
- Kripë, piper i bardhë
Përgatitja:
Fileton e pulës e presim në kubikë të vegjël dhe e vendosim të ziejë. Paralelisht vendosim në një enë tjetër patatet, karrotat dhe selinon të ziejnë. Pasi të jenë zbutur plotësisht perimet i frulatojmë. Tek fileto e pulës që po zjen shtojmë një lugë gjalpë, pak vaj ulliri, hudhrën e shtypur, qepën e grirë imët dhe një gjethe dafine. E lëmë supën të marrë valë dhe në fund shtojmë perimet e frulatuara. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe arrë moskat. Largojmë gjethen e dafinës dhe shtojmë majdanozin e grirë imët.