Supë verore me perime
Përbërësit:
- 1 qepë
- 1 lgj gjalpë
- 1 lgj vaj ulliri
- 2 kunguj
- 2 karrota
- 1 patate
- 1 thelpi hudhër
- 1 litër buljon pule
- 1 limon
- 1 tufë majdanoz
- Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht kaurdisim qepën e grirë imët me pak gjalpë dhe vaj ulliri. Më pas shtojmë karrotat dhe pataten e grirë në rende dhe vazhdojmë kaurdisjen derisa të thahen lëngjet. Shtojmë kungujt, bulionin dhe hudhrën e shtypur dhe e lëmë supën të ziejë. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper, lëng limoni dhe majdanoz të grirë. Sipas dëshirës mund të shtojmë dhe pak pana para se ta servirim.
Komento