Belind Këlliçi është i vetmi politikan në botë që hap fushatën elektorale duke sulmuar mediat. As Berisha nuk shkon kaq larg, përkundrazi, disa muaj para zgjedhjeve, “doktori” vendos gjithmonë maskën e moderuar dhe ndalon së kërcënuari gazetarët. Të gjithë e dinë se është një taktikë e përkohshme, por të paktën ai përpiqet, sepse ta kesh median kundër nuk të sjell vota.
Këlliçi jo. Te ky robot i vogël politik, i programuar vetëm për të ofenduar, shefat e tij kanë harruar të ndryshojnë programacion, ndaj ai vazhdon me të vetmin gjuhë që njeh edhe kur fillon fushata. Këtë mëngjes, duke nisur ditën si zakonisht në studiot e Syri tv, akuzoi tre nga mediat më të rëndësishme të vendit (Top Channel, Report dhe Tema) se kanë si kryeredaktor Erion Veliajn, që në fakt është një mënyrë për të thënë se janë media të kapura nga politika.
Pak rëndësi ka që kjo nuk është e vërtetë. Por mbi të gjitha: kujt i intereson? I gjori Belo mendon se në këtë mënyrë Berisha do t’i thotë “bravo”, dhe ndoshta atij i mjafton kjo. Por si shef i fushatës elektorale të PD-së në kryeqytet, a nuk i shkon ndërmend se, duke ofenduar profesionalisht këto tre media, ato mund t’ia kthejnë duke dëmtuar fushatën e partisë së tij?
Është i vetmi “politikan” që në 24 orët e fundit ishtë përgënjeshtruar për gënjeshtrën e tij edhe nga Policia e Shtetit dhe më pas direkt nga SPAK.
Në vitin 2023, kur garonte si kandidat për bashkinë e Tiranës (pasi Agron Shehaj kishte refuzuar), Belo bëri të njëjtin gabim. Fillimisht ofendoi qytetarët duke publikuar postera elektorale me gishtin e mesit lart. Më pas shpifi në Kuvend Report TV-në. Rezultati? Këlliçi humbi ndaj Erion Veliajt me mbi 60.000 vota më pak.
Tani që Berisha ia ka besuar sërish fushatën në Tiranë (pasi sërish Shehaj refuzoi), Belo-boti po bën të njëjtin gabim. Sfida është e hapur: me sa pikë diferencë do ta humbasë këtë herë Tiranën për llogari të partisë së vet?
Komente

Si ka mundēsi qē Jevgu Blendi Krriçi lejohet me ktē lloi pankarte ?
PërgjigjuBello nuk duhet te ishte fare ne politike, por ne dyert e spakut pee genjeshtrat qe i vershuar popullit shqiptar, mashtrimeve zgjedhore. Por fajin e ka saliu qe trashegoi nje skelet pa karakter si bello, qe ka punu vetem per vetem per interesat personale gjate zgjedhjeve
Përgjigju