Super Bowl 2024/ Kansas City mbron titullin, mposht San Francisco në kohen shtesë! Travis Kelce puth në buzë Taylor Swift

12 Shkurt, 08:45| Përditesimi: 12 Shkurt, 18:31

  • Share

Kansas City Chiefs i George Karlavitis fitoi Super Bowl- in 4-të në histori, në një finale të ‘pamundur’ kundër San Francisco 49ers. The Kansas City Chiefs mposhti me rezultatin 25-22 San Francisco 49ers në kohën shtesë dhe kështu fiton trofeun e tretë në 5 vite.

Skuadra e San Franciscos erdhi si më favoritja për të fituar trofeun në Las Vegas, por kjo ëndërr u shkatërrua nga skuadra e Kansas City Chiefs, çdo gjë ishte e baraspeshuar mirë nga të dyja skuadrat por minutat e fundit shtesës e shpallën fituesin.

Finalja e 58-të e NFL ishte emocionuese gjatë gjithë rrugës. San Francisco, pavarësisht se hyri në dhomat e zhveshjes me rezultatin 10-3 në pjesën e parë dhe kryesoi pothuajse të gjithë ndeshjen, pa titullin të humbasë në fund.

Qendërmbrojtësi i Kansas City Chiefs, Patrick Mahomes arriti të barazojë ndeshjen në 19-19 me dy minuta të mbetura dhe ta dërgojë lojën në kohë shtesë për herë të dytë në historinë e Super Bowl.

Ajo që ra më shumë në sy ishte prezenca e shumë VIP-ve si  Jay-Z, princi Harry dhe Taylor Swift që kishte në lojë dhe të dashurin e saj. Pas fitores së Kansas tërhoqi vëmendjen festimi përmes puthjeve mes Tayler Swift dhe Travis Kelce.

E rrethuar nga tifozë futbolli e kamera, Taylor Swift ndau një puthje në fushë me të dashurin Travis Kelce pasi ylli i futbollit amerikan fitoi një fitore të dytë radhazi në Super Bowl.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?