Receta

Super byreçka /Petë sfoljatë të mbushura me djathë dhe proshutë nga zonja Albana

23 Qershor, 12:08| Përditesimi: 23 Qershor, 12:11

  • Share

Petë sfoljatë të mbushura me djathë dhe proshutë

Përbërësit:

  • 1 petë sfoljatë
  • 100 gr djathë kaçkavall
  • 100 gr proshutë
  • 1 vezë (për lyerje)
  • Pak piper ose spec djegës
  • Susam sipas dëshirës

Përgatitja:

Hapim petën sfoljatë mbi tavolinë. Në njërën anë të petës shtrojmë një vijë me djathin e grirë, mbi djathë vendosim proshutën (bacon). Rrotullojmë petën ngadalë nga ajo anë ku është mbushja, duke formuar një role. E presim në pjesë të vogla rrethore ose e lëmë të gjatë dhe e vendosim në tavë. E lyejmë sipër me vezë të rrahur dhe nëse dëshirojmë hedhim susam ose pak piper. E vendosim në pjekje në furrë të parangrohur në 180°C për 20–25 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë dhe të jetë krokante.

Këshilla nga Albana: Mund ta shoqërosh me një salcë kosi ose domatesh për një antipastë perfekte. Në vend të baconit mund të përdorësh kërpudha ose spinaq për version vegjetarian.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria mbështet SHBA-në pas sulmit ndaj Iranit, si e vlerësoni?