Receta

Super byreçka të mbushura me mish dhe salcë kosi nga zonja Albana

25 Qershor, 11:48| Përditesimi: 25 Qershor, 11:51

  • Share

Tortija - Petë të mbushura

Përbërësit:

  • 4 petë tortija
  • 2 gjokse pule
  • 2 lugë majonezë ose salcë kosi
  • 1 lugë mustardë
  • 1 spec i kuq i vogël
  • 2 vezë
  • Djathë kaçkavall i grirë
  • Cornflakes të thërmuara
  • Kripë, piper, erëza sipas dëshirës

Përgatitja:

Përziejmë copat e mishit të pulës me majonezën, mustardën, specin dhe djathin e grirë. Shtojmë erëza sipas dëshirës. Vendosim mbushje mbi çdo petë tortija dhe i mbështjellim si roll (si byrek ose suxhuk). Më pas i rrotullojmë në vezë të rrahura dhe për t'i bërë krokante i kalojmë dhe në cornflakes të thërrmuar me dorë. I vendosim në një tavë me letër furre duke i hedhur pak djathë të grirë sipër. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 20–25 minuta.

Këshilla nga Albana: Mund t’i shoqëroni me salcë kosi, xaxiq ose një salcë me kos, hudhër dhe limon. Nëse doni shije më pikante, shtoni pak spec djegës në mbushje.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se rinumërimi i pothuajse gjysmës së votave është farsë e kotë?