Kursi i këmbimit/ Euro vijon rënien e lirë! Ja me sa u këmbye sot

19 Gusht, 14:53| Përditesimi: 19 Gusht, 15:33

  • Share

Tirane- Kjo e hënë e gjen euron më të dobët se kurrë përballë lekut. Monedha europiane ka prekur nivelet më të ulëta të shënuara ndonjëherë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro është këmbyer sot me 99.72 lekë, me një rënie prej 0.09 pikë në krahasim me fundjavën e shkuar. 

Ekspertët e shpjegojnë këtë fenomen me  fluksin e larte turistik që ka pasur Shqipëria gjatë këtij viti por edhe me remitancat. Të dhënat konfirmojnë se për periudhën janar-korrik Shqipëria priti 6.3 milionë turistë. Niveli i euros përballë lekut do të jetë një normalitet i ri në kursin e këmbimit dhe nuk parashikohet që të ketë një forcim të monedhës europiane ndaj lekut.

Edhe dollari amerikan humbi pikë përkundrejt lekut.

Sipas kursit zyrtar, një dollar u këmbye sot në vend me 90.33 lekë, rreth 0.51 lekë më pak se të premten.

Ndërkohë, paundi britanik u këmbye sot me 117.05 lekë, ose 0.12 lekë më pak se të premten, ndërsa franga zvicerane u këmbye me 104.46 lekë, ose 0.12 lekë më pak se të premten.

Zhvlerësimi i euros ka ndikim negativ tek eksportuesit që kostot i kanë në lekë dhe fitimet në euro. Po ashtu dëmton edhe qytetarët që i kanë kursimet në euro, pasi zhvlerësohen kundrejt lekut. Të dëmtuar janë edhe ata qytetar që i kanë të ardhurat në euro, por edhe vetë buxheti i shtetit humb nga ky zhvlerësim sepse gjeneron më pak të ardhura nga doganat. Nderkohe dobësimi i monedhës europiane vlerësohet si një faktor pozitiv nga Banka e Shqipërisë pasi ndikon direkt në mbajtjen nën kontroll të çmimeve të konsumit. Po ashtu një trend i tillë është pozitiv edhe për të gjithë ata persona që kanë kredi në euro sepse do të paguajnë më pak. Përfitime nga një lek i fortë përballë euros ka edhe qeveria pasi paguan më pak kosto për boxhin e jashtëm. 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xnxnxn: 19/08/2024 22:13

    Ekspertët e shpjegojnë këtë fenomen me fluksin e larte turistik që ka pasur Shqipëria gjatë këtij viti por edhe me remitancat. Jeni qesharake ne propagande.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?