Juventus ka mundur edhe Romën duke regjistruar fitoren e 6 rradhazi në Seria A. Ka qenë sulmuesi kroat Mario Mandzukiç i cili me një gol me kokë arriti të bëjë diferencën në një ndeshje shumë të luftuar. Torinezët shkojnë në kuotën e 49 pikëve, 8 më shumë se Napoli i vendit të dytë i cili sot fitoi po 1-0 përballë SPAL. Për bardhezinjtë kjo ishte fitorja e 16 në kampionat pas 1 barazimi dhe asnjë humbje. Roma nga ana tjetër me këtë humbje zbret në vendin e 10 me 24 pikë dhe sheh më afër fundin e tabelës se sa kreun .
Festimi i golit nga lojtarët e Juventus
Sport
‘’Super’’ Mario s’ndalet së bëri heroin, Juve kalon edhe Romën
Juventus fiton kryesfidën e javës së 17 në Seria A duke vazhduar kryesimin e kampionatit italian me 8 pikë diferencë ndaj Napolit. Në sfidën përballë Romës, vendimtar ishte kroati Mario Mandzukiç me golin në minutën e 35'.
Redaksia