Flamuri i Izraelit dhe Presidenti turk Erdogan

Bota

Super operacion i shërbimit sekret turk në Stamboll, në pranga 15 agjentë të MOSAD-it izraelit

21 Tetor 2021, 11:31| Përditesimi: 21 Tetor 2021, 11:36

  • Share

TURQI-15 persona janë arrestuar në Turqi të cilat autoritetet atje i akuzojnë si agjentë të shërbimit sekret Izraelit, MOSAD!  Si rezultat i operacionit të kryer në fshehtësi të madhe dhe hetimeve që janë zgjatur një vit mediat turke shkruajnë se të gjithë kodet e rrjetit të inteligjencës izraelite, të cilët kishin spiunuar u deshifruan.

Të 15 agjentët e akuzuar si të Mossad, të ndarë në ekipe me tre persona, u kapën në një operacion të fshehtë të kryer më 7 tetor 2021, si rezultat i ndjekjes sistematike të MIT, shërbimit sekret turk.

"Spiunët, të cilët ishin me origjinë arabe, u pyetën në detaje për aktivitetet që kryenin kundër vendit tonë. Pasi ekipet e ekspertëve të MIT të përfundojnë marrjen në pyetje të spiunëve, hetimi pritet të thellohet dhe të përgatitet një aktakuzë gjithëpërfshirëse", shkruajnë mediat turke.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?