Diana Amanda Standish dhe Flamur Gashi

Bota
Top 24

Super skema mashtruese/ Vejusha amerikane i jep kursimet e jetës “ambasadorit” shqiptar

14 Korrik 2018, 19:22| Përditesimi: 14 Korrik 2018, 21:16

  • Share

Një vejushë në qytetin e Orlandos në SHBA ka humbur kursimet e saj pasi ajo kishte rënë në dashuri me një njeri që përdorte fotot e ish-ambasadorit kosovar në Bosnje.

65 vjeçarja,Diana Amanda Standish i ka dërguar 270.000 dollarë një njeriu që mendonte se ishte një CEO i divorcuar që punonte në një projekt ndërtimi në Bakersfield të Kalifornisë. Vejusha tha se u dashurua me njeriun që e njihte si Darnell Jerry Michael, por fytyra me të cilën ajo kishte rënë në dashuri ishte Flamur Gashi, ish-ambasador në Bosnje, i cili është i martuar me tre fëmijë dhe jeton në Kosovë.

Ajo është shprehur se kurrë nuk e kishte menduar që do të binte në dashuri me dikë nëpërmjet telefonit. E veja Standish tha se i dërgoi paratë Michaelit pasi i premtoi se do të shkonte në Orlando ku dhe do të martoheshin. Hetuesit e Orlando kanë gjurmuar emailin e Michael në Afrikën e Jugut. Ata i thanë Standish se rasti i saj është aktualisht 'joaktive' dhe ajo nuk ka shanse për të rimarrë paratë e saj. Gashi nuk ishte në dijeni se fotografia e tij ishte përdorur në një skemë të tillë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?