Kronikë

Zbulohet skema e mashtrimit 4 mln euro! Krijonin biznese fiktive dhe mashtronin klientët me pagesat online, 4 në pranga (2 të huaj dhe 2 shqiptarë) 8 në kërkim

22 Korrik 2021, 12:06| Përditesimi: 22 Korrik 2021, 15:52

  • Share

TIRANË- Një grup i strukturuar kriminal i përbërë nga shqiptarë dhe të huaj, kryesisht nga Kameruni dhe Nigeria është shkatërruar, të cilët nëpërmjet mashtrimit kompjuterit kishin arritur që të përfitonin 4 mln euro. Ky grup kriminal vepronte në Shqipëri prej 2 vitesh, teksa kanë rënë në pranga 4 persona si edhe 8 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Prokurorja e kësaj çështjeje, Elisabeta Imeraj ka dhënë sot detaje nga ky operacion, teksa mësohet se janë arrestuar Donald Anu, 34 vjeç, shtetas i Kamerunit,  alias Ugochukwu  Emmanuel Emereibenu  39 vjeç, shtetas i Nigerisë; Marie Goufan, 31 vjeçe, shtetase Kamerunase, banuese në Tiranë dhe dy shqiptarët Fatbardh Danja, 40 vjeç, banues në Tiranë;  Xhentil Kupe, 54 vjeç, banues në Tiranë.  Kjo goditje e kësaj skeme kriminale realizohet për herë të parë në territorin e Republikës së Shqipërisë, teksa ka nxjerrë në pah edhe një tjetër problematikë, atë që shtetas të huaj qëndrojnë pa dokumente në Shqipëri.  Për këtë grup kriminal ka prova të mjaftueshme që i implimikon ato, teksa mësohet se fatmirësisht paratë janë rikthyer te bizneset duke minimizuar dëmin dhe viktimat.

Skema
Kjo skemë quhet “Mashtrimi i pagesës nëpërmjet postës elektronike”, pasi këta persona kanë kontrolluar komunikimet e postës elektronike midis klientëve dhe bizneseve. Pasi kanë ndërhyrë në sistemin kompjuterik ata kanë qëndruar të “fjetur” derisa kanë parë kërkesa specifike në lidhje me fonde ose pagesa të ndryshme. Në këtë moment, këta persona kanë bërë lëvizjet e tyre. Ata kanë kontaktuar klientin, duke marrë rolin e biznesit pritës të parave, duke i informuar ata se detajet bankare të kompanisë kanë ndryshuar dhe duke kërkuar që ata të transferojnë fondet në llogarinë e re. Ata duke qenë në brendësi të komunikimeve kanë qenë në gjendje të prodhojnë një mesazh të postës elektronike me pamje të njëjtë me të vërtetin. Që kjo skemë të funksiononte, këta persona kishin hapur biznese fiktive dhe në shumë raste me dokumente të falsifikuara të krijuara nëpërmjet pajisjeve elektronike, por dhe llogari bankare me dokumente të falsifikuara si administratorë subjektesh. Pasi vlerat monetare transferoheshin në llogaritë që këta persona kishin çelur ato tërhiqeshin dhe dërgoheshin në shtete të tjera.

Ato kishin të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit 17 biznese me emra të ndryshëm dhe që më pas në emër të këtyre kompanive kishin hapur numra llogarish bankare. Pjesë e këtij mashtrimi kanë rënë biznese nga 9 shtete të ndryshme të botës, nga SHBA-ja deri në Filipine.

Të arrestuarit
1.Donald Anu, 34 vjeç, shtetas i Kamerunit,  alias Ugochukwu  Emmanuel Emereibenu  39 vjeç, shtetas i Nigerisë;
2. Marie Goufan, 31 vjeçe, shtetase Kamerunase, banuese në Tiranë;
3.Fatbardh Danja, 40 vjeç, banues në Tiranë;
4. Xhentil Kupe, 54 vjeç, banues në Tiranë.

17 kompanitë që kishte regjistruar në QKB ky grup kriminal
1. Connecta Intercontinental Shpk
2. Worldwide Go Ltd
3. Ëorldwide Trading Limited
4. African-Albanian Comerce
5. Kwok Tang Shpk,
6. Kraco Limited Shpk
7. Michael Odylon Lagmon Romero Shpk
8. Pilatus Aircraft Ltd Shpk
9.Tang Kwok Yue Shpk
10. Leklifarm Global Sh.P.K
11. Maibom Gbmh
12. Hortifeeds
13.Test Fuchs Gbmh
14.Gs Ecometal Co Ltd
15.Eci Pharmaceuticals Llc
16. Agnes Katbeth Kreimer
17. Xhentil Kupe
Shtetet nga ku ishin regjistruar bizneset që kanë rënë pre e mashtrimit
1.Shba
2.Gjermani
3.Angli
4.Turqi
5.Belgjikë
6.Zvicër
7.Finlandë
8.Lituani
9.Filipine

Me cilësinë e provës materiale janë sekuestruar
1.    1 automjet i markës Huyndai
2.    3 pajisje kompjuterike laptop                                                     
3.    11 telefona celularë                                                          
4.    20 karta SIM                                                                       
5.    2 pajisje kompjuterike tablet                                                 
6.    3 vula subjektesh                                                                      
7.    8 karta krediti/debiti                                                               
8.    9 karta memorie                                                                        
9.    Pajisje të tjera elektronike ndihmëse etj.                 
10. Dokumente të ndryshme si vërtetime bankare, fatura bankare, fotokopje pasaportash shtetasish shqiptarë e të huaj, ftesa për leje qëndrimi, kontrata të ndryshme noteriale, prokura përfaqësimi etj.

 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 23/07/2021 00:28

    Burg per shqipot dhe burg e deportim per te huajt! S.d.q.ky eshte nje fenomen shume i perhapur,sidomos ne disa shtete afrikane,por ato zbehen ne krahasim me hakerat ruse e kineze,qe kane bere namin kohet e fundit.

    Përgjigju
  • Pasho: 22/07/2021 10:54

    Kjò po rivalizon dhe Ramen. Se vetem Rama lejohet te beje propogande per veten.

    Përgjigju
    • hajduti: 22/07/2021 17:31

      keta po vijne nga kameruni e nigerija qe jane bota e trete per mos te thene e katert e po ju vjedhin leket ne xhep e ti shiko ramen e .....kur qeverija i kap ti vazhdo me politiken e shpellarit. ah mjer per trute qe keni o dru me pre

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?