Kosova & Rajoni

VIDEO/ Supergafa e Albin Kurtit, s'di të zgjidhë ekuacionin e klasës së 7-të! Bëhet lajm ndërkombëtar! 'Politico': Uh-oh

5 Shtator 2024, 14:59| Përditesimi: 5 Shtator 2024, 17:50

  • Share

Podujevë- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tërhoqi vëmendjen e medias ndërkombëtare me supergafën që bëri dje duke zgjidhur gabim një ekuacion matematikor të klasës së shtatë. Edhe pse në atë moment gafa nuk u kuptua, por u duartrokit edhe nga ministrja e Arsimit, gabimin e kapën ndjekësit e rrjeteve sociale.

Si nisi?
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ishte të mërkurën (4 shtatorit) në një shkollë në komunën e Podujevës kur nisi të zgjidhte një ekuacion në dërrasën e zezë të klasës së shtatë në një shkollë fillore të komunës Podujevë.

Gjatë inaugurimit të shkollës, kryeministri i cili ka diplomuar në Fakultetin e Elektroteknikës në Universitetin e Prishtinës – kryeministri  hyri në klasë dhe iu drejtua dërrasës së zezë dhe mori shkumësin për të zgjidhur ekuacionin matematikor, me një të panjohur (X). 

'Uh- oh'
Pasi Kurti e zgjidhi me besim ekuacionin, të gjithë në sallë duartrokitën, mes tyre edhe ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci.


Por kishte një problem: Kurti kishte përgjigjen e gabuar. Uh-oh, shkruan 'Politico'
 

Përdoruesit e rrjeteve sociale e dalluan shpejt gabimin në zgjidhjen e Kurtit, i cili duhej të ishte x=0 në vend të x=5. Gabimin e pranoi edhe vetë kryeministri pak orë më vonë me një reagim në Facebook reflektoi dhe kërkoi ndjesë.

“Të dashur nxënës, ju falemnderit për mikpritjen e përzemërt në ndërtesën e re të shkollës suaj. Gëzimi juaj sot më mbushi me mall për bankat shkollore.

Por, më duhet të them që tash jam i gëzuar që nuk isha nxënës në atë çast, sepse nuk do të merrja notë kaluese. Ekuacioni i thjeshtë matematikor m’u duk që në sekondën e parë që e ka zgjidhjen x=5; pra pesë, porsi pesëshet që ua dëshiroj juve.

Po të mendoja pak, do ta shihja që zgjidhja e saktë është x=0, por në atë rast, nuk besoj që do të merrja mundin të merrja shkumësin e të shkruaja në dërrasën e klasës suaj. Ju kërkoj falje. Zgjidhja e atij ekuacioni, ashtu qysh ju e dini më mirë se kryeministri i juaj, është x=0. Ju përshëndes e ju dua fort, Albini” – shkroi ai në rrjetet sociale

“Politico”: Kurti ngatërroi ushtrimin matematikor për fëmijët  

Supergafa tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Prestigjozja “Politico” e cilëson gafën e kryeministrit  “incident të algjebrës” ndërsa lajmi është me titull “Kryeministri i Kosovës kërkon falje për ngatërrimin e ushtrimit matematikor të fëmijëve”.

Për shqiptarët, një gabim i tillë i kujton gabimin e Lulzim Bashës 7X7 bëjnë 42 teksa llogariste disa shifra për tre projektet e inceneratorëve në foltoren e kuvendit. Shikoni Videon

Kurti pranon gafën dhe kërkon faljen në rrjetet sociale

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Taulant: 06/09/2024 07:00

    Edi nuk do gabonte kurre. Prandaj nuk zgjidhen kryeministra qe nuk kane mbarruar per pikture. Po te gabonte Edi, mos e dhente zoti, imagjino cfare gjendje emocionale do ishte kryeparlamentarja

    Përgjigju
  • dori: 05/09/2024 18:24

    Kokrra e injorantit.Pa shkoll,asnji kontribut ne lufte per clirimin e kosovs e tash ban patriotin.Njikyt doni kryeminister

    Përgjigju
  • Mario: 05/09/2024 17:24

    Albini eshte nje idiot qe do te beje te gjithediturin.

    Përgjigju
  • Turi: 05/09/2024 17:16

    Merreni me mend nivelin e kosovareve ku kryeministri i tyre ka kete nivel intelligjence. Popull orangutangesh.

    Përgjigju
    • luli: 05/09/2024 19:19

      Se ne fakt politikanet shqiptare e kane ndritur ... Nga lenka te ai qe përmirëson diellin te noka e te ndoka ... Pa harruar muzhaqin, kumbaron ,lulin, tao taon e klosin

  • edi: 05/09/2024 16:00

    rendesi ka qe kush w do ,e beson.Kjo eshte hiç per sa ndjekes raka ka

    Përgjigju
  • leart: 05/09/2024 15:25

    Asgjë për tu habitur se gomar është i falet.

    Përgjigju
  • Ops: 05/09/2024 15:15

    Sa mire e postuat si lajm sepse do ju pergezoj Vucic dhe Soros i Ramovicit

    Përgjigju
  • kape lajmin: 05/09/2024 15:06

    Ky qenka nje super lajm, Edi rama nuk di mbledhje dhe zbritje jo me ekuacione qe si kupton i merr si piktura abstrakte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?