Sport

Supergoli trepikësh i Ernest Muçit, 'çmendet' trajneri i Legias: Hoqa syzet dhe vrapova drejt tij

25 Korrik 2021, 13:43| Përditesimi: 25 Korrik 2021, 13:51

  • Share

Ish-futbollisti i Tiranës Ernest Muçi ka gjetur golin e parë me klubin e Legias së Varshavës, që u transferua prej merkatos së dimrit. Goli i realizuar prej 20-vjeçarit mer më shumë vlerë kur evidentohet fakti se ishte ndeshja e parë e kampionatit polak dhe vlejti 3 pikë, pasi Legia fitoi 1-0 kundër Ëisla Plock.  

Në minutën e 29 pas një zhvendosje drejt qendrës Muçi lëshon një silur me të djathtën që përfundon në cepin e sipërm të krahut të djajthtë të portierit. Goli ka lumtuar tej mase edhe trajnerin e Muçit që hoqi syzet dhe vrapoi drejt tij për të festuar, ndërsa pas ndeshjes shtoi se ‘gola të till Muçi i realizon me sasi në stërvitje’. Trajneri shtoi edhe se ‘kjo ndeshja do t’i japë më shumë besim sulmuesit në të ardhmen’.

Ndërkohë Rei Manaj, futbollisti i kombëtares që ndeshjet e fundit po aktivizohet me ekipin e parë të Barcelonës, ka realizuar një tjetër gol me katalanasit pas tre të tjerëve në ndeshjen me Gimnastic.

Së fundmi sulmuesi 24-vjeçar realizoi golin e dytë në fitoren 3-1 që Barcelona mori kundër Gironas. Lushnjari konkretizoi siç duhet një top të futur në zonë nga Mortimer, duke arritur në kuotën e katër golave në dy ndeshje që është aktivizuar me ekipin e parë.

Për rrjedhojë mediat spanjolle kanë shkruar sot se trajneri Koeman i ka kërkuar klubit të ndryshojë planet për Manajn. Holandezi kërkon që shqiptari të qëndrojë në skuadër si zëvendësues i Aguerros, në një kohë kur Griezman, Coutinho dhe Braithëaite kanë dalë në shitje.

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?