Tiranë- Partizani ka shkarkuar trajnerin serb Aleksandar Veselinoviç për shkak të rezultateve të dobëta, menjëherë pas humbjes 2-3 me Bylisin në Superiore.
Aktualisht Partizani është në vendin e 4-t në kampionat, me 40 pikë, ndërsa Veselinoviç e mori drejtimin e klubit të 'demave të kuq' pas fillimit te sezonit.
Konfirmimi u bë nga vetë klubi i kryeqytetit, nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social Facebook ditën e sotme (21 shkurt)
Menjëherë pas largimit të Orges Shehit, Partizani e nisi sezonin me drejtorin Arbër Abilaliaj si trajner, ndërsa më pas mori në pankinë serbin Veselinoviç.
Trajneri i ardhshëm do të jetë i treti për Partizanin në këtë sezon futbollistik.
Komente
