Aleksandar Veselinoviç, tekniku serb i shkarkuar nga Partizani

Sport

Superiorja/ Humbja me Bylisin i kushton shtrenjtë, Partizani shkarkon trajnerin serb Veselinoviç! Shkak rezultatet e dobëta, pritet tekniku i ri

21 Shkurt, 21:33| Përditesimi: 21 Shkurt, 21:44

  • Share

Tiranë- Partizani ka shkarkuar trajnerin serb Aleksandar Veselinoviç për shkak të rezultateve të dobëta, menjëherë pas humbjes 2-3 me Bylisin në Superiore.

Aktualisht Partizani është në vendin e 4-t në kampionat, me 40 pikë, ndërsa Veselinoviç e mori drejtimin e klubit të 'demave të kuq' pas fillimit te sezonit. 

Konfirmimi u bë nga vetë klubi i kryeqytetit, nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social Facebook ditën e sotme (21 shkurt)

Menjëherë pas largimit të Orges Shehit, Partizani e nisi sezonin me drejtorin Arbër Abilaliaj si trajner, ndërsa më pas mori në pankinë serbin Veselinoviç. 

Trajneri i ardhshëm do të jetë i treti për Partizanin në këtë sezon futbollistik.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?