Zhytësit që vëzhgojnë rrënojat e superjahtit 40 milionë dollarësh që u mbyt në Sicili në gusht, duke vrarë tetë njerëz, përfshirë manjatin e teknologjisë britanike Mike Lynch, kanë kërkuar siguri të shtuar për ta ruajtur, për shkak të shqetësimeve se disa të dhëna të mbyllura në kasaforta mund të përbëjnë interes për qeveritë e huaja, duke përfshirë Rusinë dhe Kinën.
Jahti mund të përmbajë të dhëna shumë të ndjeshme të lidhura me një numër shërbimesh të inteligjencës perëndimore, thanë katër burime të njohura me hetimin dhe operacioni i shpëtimit. Prokurorët italianë që kanë hapur një hetim penal për vrasje dhe përmbytje të anijes nga pakujdesia.
Lynch ishte i lidhur me shërbime të inteligjencës britanike, amerikane dhe të tjera përmes kompanive të tij të ndryshme. Fillimisht, forcat lokale kishin frikë se hajdutët e mundshëm mund të përpiqeshin të arrinin rrënojat për të gjetur bizhuteri të shtrenjta dhe objekte të tjera me vlerë ende në bordin e jahtit.
‘Bayesian’ 56 metra me flamur britanik ishte ankoruar rreth 700 metra larg Porticellos, një qytet bregdetar disa kilometra larg Palermos - kur u godit nga një stuhi mëngjesin e 19 gushtit. Pesëmbëdhjetë njerëz u shpëtuan, duke përfshirë gruan e Lynch dhe një grua tjetër së bashku me një fëmijë një vjeçar.