Sociale

VIDEO/ Do furnizohet me 320 mijë litra naftë, superjahti ‘Opera’ i sheikut arab ankorohet në Portin e Durrësit

30 Qershor, 10:51| Përditesimi: 30 Qershor, 12:01

  • Share

Në portin e Durrësit ditën e sotme është ankoruar superjahti luksoz “Opera”, i cili ndodhet në pronësi të Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, Ministër i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe anëtar i familjes mbretërore.

Ankorimin e ‘Operas’ e ka bërë Autoriteti Portual Durrës përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku ndër të tjera theksohet se ndalimi i këtyre mjeteve luksoze e ka kthyer Portin e Durrësit në një pikë ndalesë strategjike në itineraret mesdhetare.

Ndërkohë sipas burimeve arsyeja kryesore e ndalesës së 'Opera-s' në Durrës është furnizimi me karburant. Jahti do të furnizohet me rreth 320 mijë litra naftë.

Opera” është ndërtuar në vitin 2022 nga kompania gjermane Lürssen dhe ka një gjatësi prej rreth 146 metrash. Vlera e tij vlerësohet në afërsisht 450 milionë dollarë. Sipas burimeve nga autoritetet portuale,

Njoftimi i Autoritetit Portual Durrës:

Mëngjesin e sotëm, ka mbërritur në Portin e Durrësit jahti OPERA, me flamur britanik dhe i regjistruar në portin George Town. Mjeti lundrues ka ardhur nga Corfu, Greqi dhe ka gjatësi 146.35 metra, gjerësi 21.5 metra, dhe zhytje maksimale 5.6 metra.

Porti i Durrësit po mirëpret gjithnjë e më shumë mjete luksoze dhe lundruese të përmasave të mëdha, duke u kthyer në një pikë ndalesë strategjike në itineraret mesdhetare dhe për shërbimet portuale që ofron.

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?