VIDEO/ Kampionët e sportit festojnë me fëmijët me aftësi të veçanta

23 Dhjetor 2023, 13:33| Përditesimi: 23 Dhjetor 2023, 13:44

  • Share

Një ditë speciale, me fëmijë specialë ishte aktiviteti i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit që bëri bashkë kampionët në disa disiplina sportive që festuan me fëmijët me aftësi të veçanta në Institutin e Nxënësve që nuk Dëgjojnë.

Pamjet nga kjo festë i përcolli në rrjetet sociale edhe Kryeministri Edi Rama.

“Super kampionët në sport e në jetë, Luiza Gega, Erkand Qerimaj, Juirdo Cani, Briken Calja, Indrit Çullhaj, Izmir Smajlaj, bashkë me Endrin, Gjergjin dhe Deborah, festuan me fëmijët me aftësi të veçanta në Institutin e Nxënësve që nuk Dëgjojnë, në një atmosferë magjike e me plot dhurata”, shkroi Rama.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?